Një shkollë në Britani ka marrë një vendim drastik për nxënësit, ndërsa këtë të diel do të mbahet finalja e Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë.
Përmes një postimi në rrjetin social, shkolla North Durham në Stanley shkroi:
Nuk do të ketë asnjë përjashtim për çdo fëmijë që vjen me vonesë në shkollë të hënën, 12 korrik.
Shkolla do të fillojë si zakonisht më 08:30 të mëngjesit dhe çdo vonesë do të dënohet.
Menjëherë pas postimit reaguan dhe prindërit që shkruanin se “mashtruesit privatë” të shkollës së mesme kishin dhënë një vendim “qesharak”.
Ndërkohë shumë shkolla në Angli do të lejojnë nxënësit të shkojnë me vonesë nesër në shkollë sepse ndeshja historike në Euro 2020 mes Italisë dhe Anglisë do të përfundojë rreth orës 11:00.



