Hetimet ndaj biznesmenit Klodian Allajbeu janë zgjeruar dhe pritet që të dalin prova të reja nga sekuestrimi i telefonit të tij.
Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në ‘MCN Live’ deklaroi se Allajbeu i ka shpëtuar më parë hetimeve, por tani situata mund të ndryshojë.
Allajbeu i ka shpëtuar shumë herë hetimeve. Prova të reja do të dalin nga sekuestrimi i telefonit.
Gazetari gjithashtu kritikoi shërbimet spitalore që operojnë nën kontrollin e Allajbeut.
Ka disa shërbime spitalore që gjenden vetëm tek Allajbeu. Në spitalin e tij humbën jetën 4 persona dhe nuk u mor asnjë masë. Meqë nuk ka mbajtur asnjëherë përgjegjësi për të gjitha jetët e humbura, të rejat do të dalin nga telefoni.
Ai shtoi se hetimi nuk lidhet vetëm me një tender të kompanisë Evita, por përfshin edhe shërbime të tjera.
Nuk është vetëm Evita, ka dhe të tjerë. Me paratë e shtetit i paska vetëm ky spital këto shërbime dhe jo spitali shtetëror me një buxhet më të madh. Është monopol, është një dëmtim i jashtëzakonshëm.
Bregu përmendi edhe ndikimin e Allajbeut në politikë dhe drejtësi.
Për shkak të mënyrës dhe forcës që ka në politikë dhe drejtësi, mesa duket këtë herë ka mbetur brenda dhe ka kërkuar telefonin. Dosja ka nisur që në shkurt të vitit të shkuar, dhe tashmë priten të dhëna të reja që mund të ndryshojnë rrjedhën e hetimeve.
Hetimet aktuale pritet të hedhim më shumë dritë mbi praktikat e Allajbeut në shërbimet spitalore dhe në tenderat e shtetit, ndërsa autoritetet do të vlerësojnë provat që dalin nga telefoni i tij.



