Berisha me drejtuesit e PD në qarqe: Të përgatitemi për revolucionin e mosbindjes civile

Berisha me drejtuesit e PD në qarqe: Të përgatitemi për revolucionin e mosbindjes civile

Kryedemokrati Sali Berisha në një takim me drejtuesit e Partisë Demokratike në qarqe, foli për revolucion paqësor dhe përgatitjen e tij.

Ai deklaroi se shumëkush mund ta dëgjojë me skepticizëm këtë fjalë, por se e vërteta është se në kushtet e këtij monizmi, i cili ka asgjësuar ligjet, Kushtetutën, shtetin ligjor, pa një elektroshok të këtij sistemi, pa një përmbysje të tij, nuk di të ketë zgjidhje tjetër.

Ndaj Berisha kërkoi që të bëhet një punë e jashtëzakonshme për të bindur shqiptarët në këtë tezë dhe për të tërhequr shqiptarët në këtë lëvizje, për ta shndërruar këtë në një çështje të të gjithë shqiptarëve.

Mos harroni një gjë, nga viti 1991, këto janë protestat e para në historinë e Shqipërisë në të cilat forca politike, që organizon ato, ka vetëm një funksionar në shtet, një kryetar bashkie.

Prandaj dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht pozitive. Këto janë fillesat e një revolucioni. Edi Rama gjatë viteve në bashki organizoi 753 protesta. Por nuk realizoi asnjë të vetme pasi iku nga bashkia.

Pra, ishin protesta të qeveritarëve, të zyrtarëve. Jo të qytetarëve të revoltuar. U ndala këtu për të theksuar se fillimi është shumë i mirë. Imagjinoni sakrificën e atyre njerëzve për të mbushur sheshin si kurrë më parë.

Por revolucioni paqësor nuk është vetëm revolucion i protestave paqësore. Është revolucion i mosbindjes civile para të gjithash. Ne duhet të përgatitemi. Mosbindja civile është element thelbësor i revolucionit paqësor.

E ka thënë Mahatma Gandi: është e shenjtë! Ne kemi një përqindje shumë të madhe të popullatës që e urren Edi Ramën, kemi një përqindje që na përgjigjet, del në protestë.

Por pjesa tjetër kërkon të shohë shembuj të tjerë te ne. Nëse nuk rrëzohej shtatorja e Enver Hoxhës, të harroni se do fitonim zgjedhjet më 22 mars.  

Pra, duhet të japim mesazhe shumë të qarta anëtarësisë sonë, demokratëve tanë, që sakrificat më të mëdha na presin përpara nëse qëndrojmë të vendosur për të përmbushur misionin tonë.

Ndaj dhe duhet të ndërmarrim një debat intensiv me anëtarësinë tonë, duhet të ndërmarrim një debat intensiv me mbështetësit tanë, duhet të ndërmarrim një debat intensiv me qytetarët.

Duhet krijuar një situatë e përgjithshme proteste, revolte, reagimesh. Nuk mund të ecet kurrë ‘business as usual’. Regjimi nuk rrëzohet.

Është e domosdoshme që kryetarë grupesh të organizojnë mbledhjet në kryesitë e degëve, në aktivët e degëve, në takime intensive të hapura me qytetarët.

Ai tha se teksa vendi rrokulliset, mund të shpëtohet vetëm duke u bashkuar, pasi shtoi se regjimi në pushtet nuk ikën ndryshe.

Çdo ditë tregon se ky shtetin mafioz po e shndërron gjithnjë e më shumë në makineri mafioze elektorale. Njerëzit na mbështesin! Protesta të tilla nuk ka parë Shqipëria.

Do të doja që këtë diskutim ta kemi të lirë, ndaj dhe mediat të na falin se ky është një takim pune me të cilin ne duhet të debatojmë lirshëm për të arritur në përfundime sa më të drejta, sa më të sakta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy