Punonjës dhe administratorë shpërndanin drogë në lokalet e Tiranës, 9 të arrestuar dhe dy në kërkim

Punonjës dhe administratorë shpërndanin drogë në lokalet e Tiranës, 9 të arrestuar dhe dy në kërkim

Hetimet disa mujore kurorëzuan operacionin e policisë së Tiranës të koduar “Night Clubs”, gjatë të cilit janë identifikuar 11 persona  punonjës ose administratorë të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në brendësi të ambienteve ku ushtronin aktivitetin.

 

Gjatë këtij operacioni u arrestuan 9 persona dhe dy janë shpallur në kërkim.

 

Gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Night Clubs” u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit Enis Haxhiaj, 39 vjeç; Akil Ndreu, 37 vjeç; Klevis Maqellari, 30 vjeç; Raul Loka, 29 vjeç; Endrijus Saliu, 34 vjeç; Ergi Hasani, 26 vjeç; Migert Balla, 31 vjeç; Arli Gjokmeli, 36 vjeç dhe Fradjo Keli, 32 vjeç.

 

Nga hetimet rezultoi se të ndaluarit, punonjës ose administratorë lokalesh, shpërndanin doza të drogave të forta në ambientet e brendshme të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut. 

 

Gjatë kontrolleve fizike, atyre iu gjetën doza të lëndës narkotike të dyshuar kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 11 aparate celularë.

 

Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, të cilëve iu sekuestruan 2200 tableta ekstazi (MDMA).

 

Dy persona të tjerë të identifikuar si pjesë e kësaj veprimtarie kriminale janë shpallur në kërkim. Aktualisht vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi O.(D). J., 49 vjeç, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy