Presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin, përmes një postimi në platformën Truth Social që t'u kursejë jetën mijëra ushtarëve ukrainas në vijën e frontit.
“Aktualisht mijëra ushtarë ukrainas janë tërësisht të rrethuar nga ushtria ruse, ata janë në një pozicion të pambrojtur dhe shumë të keq. Unë i kam kërkuar Vladimir Putinit t'u kursejë jetën ", tha Trump, duke shtuar se ka zhvilluar diskutime shumë produktive me presidentin rus.
Ushtria ruse, nga ana tjetër deklaroi sot se po përparon në rajonin rus të Kursk-ut.



