Morrison pranon përgjegjësinë: Zjarret mund t’i kishim menaxhuar më mirë

Morrison pranon përgjegjësinë: Zjarret mund t’i kishim menaxhuar më mirë

"Disa gjëra në terren unë mund t'i kisha menaxhuar më mirë".

Pas javësh të tëra me zjarre që kanë shkrumbuar sipërfaqe të tëra në Australi, kanë mbështjellë vendin me një mbulesë tymi dhe kanë shkaktuar 28 ​të ​vdekur, kryeministri Scott Morrison, i kritikuar dhe i kundërshtuar me protesta, pranon se nuk e ka trajtuar siç duhet situatën emergjente.

I kontestuar në fshatrat e prekur nga zjarri që ai vizitoi, Morrison komentoi: "Ato janë zona të ndjeshme, janë shumë emotive. Edhe kryeministrat janë prej mishi dhe gjaku kur përballen me këta njerëz". Kryeministri konservator, i akuzuar se ka bërë pak, se është një mohues i ndryshimit të klimës dhe pjesë e lobingut të karbonit, si edhe që shkoi me pushime në Hawaii ndërsa vendi po digjej, ka thënë se ka “një dëshirë të re të qeverisë" për të marrë përsipër përgjegjësinë e katastrofës, duke njoftuar një hetim në lidhje me mënyrën si iu përgjigj kabineti kësaj emergjence.

Megjithatë, Morrison nuk përmendi asnjë lidhje midis zjarreve dhe klimës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy