“Qeveri që merr masa policore”, Berisha: Kinse patriotizëm për efekte elektorale. Po dëmtohet imazhi Kosovës!

“Qeveri që merr masa policore”, Berisha: Kinse patriotizëm për efekte elektorale. Po dëmtohet imazhi Kosovës!

Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV që përshkallëzimi i situatës nga Albin Kurti në Veri bëhet vetëm për kinse patriotizëm me efekte elektorale. Berisha vë në dukje se policia nuk mund të bëhet pjesë e instrumentalizimit politik, pasi në Veri s’ka çështje policore por kemi një problem politik. Sipas Berishës çdo veprim policor është në dëm të Kosovës dhe dëmton imazhin e saj para Europës.

Ajo çka është raportuar është se qeveria e Kosovës përmes forcave policore ka mbyllur objektet në të cilat është vepruar në atë që quhen komuna paralele, dhe ai veprim është bërë pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, dhe KFOR-i ka shtuar masat e sigurisë. E vlerësojnë situatën dhe marrin masa në mënyrë autonome, pa pyetur qeverinë e Kosovës. E tha ambasadori amerikan, po e them edhe unë, policia s’bën të jetë pjesë e instrumentalizimit politik. S’është çështje policore, problemi në Veri është problem politik. Ka një rezolutë të OKB, ku janë pajtuar Kosova dhe Serbia për një proces dialogu dhe çdo veprim policor është në dëm të Kosovës dhe dëmton imazhin e saj para Europës si një qeveri që merr masa policore. Ky eskalim i vazhdueshëm i situatës i z.Kurti ka vetëm një qëllim, është elektoral, të ndërsyjë elektoratin për një pseudo-betejë. Për fat të keq e çdo veprim e mat me efektin elektoral, dhe për fat të keq ka një marrëzi në Kosovë, që ka prijës Albin Kurtin, në betejën me bashkësinë ndërkombëtare, për kinese pengimin e sovranitetit të Kosovës. Historia është krejt ndryshe".

Ish-zv.ministri i Jashtëm tha që ajo çka është ilegale është pranuar prej Kurtit në dokumentin e nënshkruar me ndërmjetësimin e BE, që do të ketë format legal prej Asociacionit, por sipas tij kryeministri e shtyn asociacionin për efekte elektorale.

Mungesa e protagonizmit të Kurtit në momente të rëndësishme të Kosovës, është bërë kompleks për të, dhe po shfrytëzon mandatin e kryeministrit për të bërë heroin, por po e dëmton Kosovën në përmasa të paimagjinueshme. Bashkia ndërkombëtare s’do të përkrahë asnjë veprim të njëanshëm. Këto janë veprime të parëndësishme. S’ka asnjë peshë, vetëm për të bërë një simpati, vetmashtruar veten, dhe për të hapur front beteja me SHBA-të, që është fatale. Ka pse bashkësia ndërkombëtare të brengoset për Kosovën, sepse është bashkëpjesëmarrëse. Çështja e sigurisë së rajonit s’është çështje shqiptare dhe serbe. Ka një marrëveshje europiane për komunitetet. Është pjesë e dokumentit zyrtar asociacioni dhe krejt derivatet. Krejt ajo çka është ilegale është pranuar prej Kurtit dhe do të ketë format legal prej Asociacionit, por Kurti e shtyn Asociacionit sepse do efekte elektorale. Armatimi i Serbisë ka të bëjë më shumë me Kroacinë, si një shtet që ka bërë blerje të tilla, bilës në numër të madh. Serbia s’ka dyshim që ka qenë dhe është hegjemoniste, mund të ketë paranojat e mbrojtjes, por edhe ka ambicie në raport me Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, dhe Maqedoninë e Veriut”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy