Në orët e para të mëngjesit, një paciente 66-vjeçare nga Peja ka vdekur si pasojë e COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës në Kosovë.
Në raportin e Spitalit të Pejës është thënë se 66-vjeçarja kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. Po ashtu është njoftuar se në këtë spital shkaku i COVID-19 janë të shtrirë shtatë pacientë në gjendje më të rëndë, ndërsa 25 me oksigjenoterapi.
Në total 64 pacientë po trajtohen për COVID-19, prej tyre 48 janë konfirmuar si pozitivë e 16 në pritje të rezultateve. Janë shëruar 40 pacientë sipas Spitalit të Përgjithshëm.
Nga personeli 5 mjekë, 7 infermierë dhe 2 bio-inxhinjerë janë të infektuar me COVID-19.



