Vala e dytë në Itali/ Njëmijë raste më shumë se dje, 136 të vdekur

Vala e dytë në Itali/ Njëmijë raste më shumë se dje, 136 të vdekur

Rastet e reja me koronavirus në Itali vijojnë të rriten: sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë, 16 079 raste të reja janë identifikuar në 24 orët e fundit, gati një mijë më shumë se dje, pavarësisht se janë bërë rreth 7 500 më pak tampona (170 392 kundrejt 177 848). Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, ka arritur në 465 726.

Numri i viktimave po rritet gjithashtu: 136 në një ditë, ndërsa dje ishin 127, ndërsa totali shkon në 36 968.

Pothuajse dhjetë mijë njerëz janë të shtruar në spitale për shkak të Covid 19. Sipas buletinit të Ministrisë së Shëndetësisë tregon 9 694, me një rritje prej 637 në 24 orët e fundit. Në kujdesin intensiv gjithashtu po rritet numri, me 66 më shumë pacientë se dje për një total prej 992, ndërsa aktualisht pozitivë janë 169 302, me një rritje prej 13 860 në një ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy