
Analisti Mustafa Nano e sheh si një sinjal të keq vizitën e Gabriel Escobar në Tiranë vetëm dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha. Në studion e lajmeve në MCN TV, Nano tha se kjo vizitë është në harmoni me nismat amerikane kundër korrupsionit.
Një sinjal shumë i keq për Sali Berishën dy ditë para Kuvendit që ai ka paralajmëruar. Kjo është në harmoni me iniciativat e tyre të fundit, mes të cilave edhe non grata e Berishës. Duke qenë se ata e kanë një listë njerëzish duan të përcjellin mesazhin.
Megjithatë, Nano përjashtoi mundësinë e ndonjë gjesti të fortë publik të Berishës në këtë situatë.
E përjashtoj në mënyrë absolute, asgjë nuk ka për të ndodhur. Do të shtohej edhe një bëmë në listën e Berishës. Ai mund të jetë i çmendur, por është inteligjent. Nuk ka për të bërë gjë, është presion për Lulzim Bashën.



