Arrestohet ish-Presidenti i Brazilit, akuzohet për korrupsion

Arrestohet ish-Presidenti i Brazilit, akuzohet për korrupsion

Ish-presidenti brazilian Fernando Collor de Mello është arrestuar mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta “O Globo”, duke cituar avokatin e tij.

Collor, i cili udhëhoqi vendin midis viteve 1990 dhe 1992, është ish-kreu i tretë i shtetit që burgoset që nga fundi i diktaturës ushtarake në 1985.

Ai u dënua në vitin 2023 për korrupsion dhe pastrim parash, i akuzuar për marrjen e 20 milionë reais (rreth 200 milionë euro) në 4 ryshfete në 41 kompani.

Në urdhër-arrestin e lëshuar më 24 prill, gjyqtari i Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes i përshkroi ankesat e paraqitura nga mbrojtja si “zvarritëse”.

Drupal Ad

Me kërkesën e tij, kryetari i Gjykatës së Lartë Federale, Luis Roberto Barroso, thirri sot një seancë plenare online për të shqyrtuar legjitimitetin e vendimit.

Ndërkohë urdhri i arrestit mbetet në fuqi. Së bashku me Collor, u arrestuan edhe biznesmenët Luis Pereira Duarte de Amorim dhe Pedro Paulo Bergamaschi de Leoni Ramos.

Ryshfetet dyshohet se janë paguar për të lehtësuar në mënyrë të paligjshme kontratat midis Br Distribuidora dhe kompanisë Utc Engenharia për ndërtimin e bazave logjistike për shpërndarjen e karburantit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy