Bien serverat e "Facebook" dhe "Instagram", preket dhe Shqipëria

Bien serverat e "Facebook" dhe "Instagram", preket dhe Shqipëria

Rrjetet sociale më të përdorura nga njerëzit në mbarë botën si "Facebook' dhe "Instagram" kanë rënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në disa vendeve të Evropës. Përdoruesit raportojnë se nuk mund të bëjnë dot postime. Sapo përpiqen të publikojnë diçka, faqja ju mbyllet.

Ky problem i Facebook ka prekur edhe Shqipërinë. Problemi qëndron kryesisht në postimin e linqeve të ndryshme. Nuk dihet saktësisht se çfarë problemi teknik mund të ketë "Facebook", ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim prej tyre.

“DownDetector” pohon se serverat e "Facebook" kanë probleme dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh brenda një kohe të shkurtër. Para disa javësh, përdorusit raportuan probleme sërish duke u ankuar se "Facebook" nuk përditësonte postimet e fundit.

Në gusht, rrjeti social u rrëzua në disa vende të Evropës duke bllokuar mijëra përdorues për të hyrë në llogaritë e tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy