Tensione dhe përplasje në protestën e opozitës (VIDEO)

Tensione dhe përplasje në protestën e opozitës (VIDEO)

Ishte paralajmëruar për një protestë të qetë por në fakt nuk kaloi pa incidente. Protestuesit janë përplasur me punonjësite e policisë përpara kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme. Protestuesit hodhën tymuese, shashka dhe sende të forta drejt kryeministrisë dhe godinës së ministrisë së brendshme. Sakaq kryedemokrati Basha paralajmëroi se kjo nuk do të jetë e fundit.

Protesta nisi rreth orës 11 të kësaj të shtune nga kryesia e selisë blu ku kryedemokrati Lulzim Basha së bashku me disa mbështetës dhe deputetë të PD-së marshuan drejt Ministrisë së Brendshme. Pasi u bashkuan me protestuesit e tjerë, ata u nisën drejtë kryeministrisë ku u bashkua edhe me aleatët e tjerë. Në protestë foli vetëm kreu i selisë blu Lulzim Basha. Ky i fundit tha se qeveria është e kapur nga droga dhe se demokracia është në rrezik.

Të palodhur nga rrezet e forta të diellit qytetarët shprehen se protestojnë për shkak të kushteve të ekonomisë

Ndonëse Lulzim Basha kishte paralajmëruar se protesta nuk do të kishte dhunë, në fakt pati disa incidente që nisën nga përplasja me punonjësit e policisë tek kryeministria.

Më pas protesta u transferua përball ministrisë së brendshme ku edhe aty qytetarët u përplasën me forcat speciale ndërs hodhën edhe tymuese dhe sende të forta.

Për të shpërndarë turmë nga Ministria e Brendshme erdhi kryedemiokrati Lulzim basha. Ai u ka bërë shenjë me dorë protestuesve që të largohen por një pjesë e tyre nuk ishin të kënaqur me direktivat e selisë blu, dhe patën kontestime.

Ajo që ra në sy në këtë protestë ishte numri më i ulët i pjesmarrësve se në protestën e fundit.

Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha nga Partia Demokratike deklaroi se protestat do të vazhdojnë.

Ndërkohë pas përfundimit të protestës Drejtori i Policisë së shtetit Ardi Veliu vizitoi punonjësit e policisë të lënduar në spitalin ushtarak. Sipas veliut gjendja e tyre është e mirë dhe se policia ka vepruar me profesionalizem.

Ndërkohë Opozita akuzoi punonjësit e policisë se ushtruan dhunë dhe gjakosën kryeredaktorin e gazetës rilindja demokratike Bledi Kasmi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy