Shqipëria kap shifrën prej 1 milion vaksina të mbërritura deri tani

Shqipëria kap shifrën prej 1 milion vaksina të mbërritura deri tani

Kanë mbërritur mbrëmë në aeroportin “Nënë Tereza”, 50 mijë doza të vaksinës Coronavac, sipas njoftimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Me mbërritjen e dozave të Coronavac-ut, sasia e vaksinave shkon në plot 1 milion doza të mbërritura në Shqipëri nga Kontratat e lidhura me kompanitë e ndryshme farmaceutikë.

Mbërritjen e dozave të vaksinës së Coronavac-ut, e ka njoftuar një ditë më parë dhe ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Do të jenë 100 mijë vaksina të Coronavac-ut dhe 11 mijë e 700 doza të vaksinave Pfizer”, ka thënë ajo duke theksuar se ardhja e këtyre vaksinave do të sjellë dhe zgjerimin e fashës së grup-moshave, duke e ulur në 50 vjeç. 

Që prej fillimit të vaksinimit masiv të popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me fushatat më të suksesshme të dozave të administruara për banor. Tashmë ka nisur vaksinimi edhe për operatorët turistikë në Durrës, Vlorë dhe Lezhë, si dhe stafet e aviacionit civil.

Katër janë vaksinat e përdorura në vendin tonë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Nё diagramёn e publikimeve tё faqes shkencore, Our World in Data, tregohet Shqipёria nё vend tё parё, pёr administrimin e dozave pёr 100 persona, tё javёs sё fundit, duke u vendosur në krah të Bashkimit Evropian, me të njëjtin rezultat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy