
Mëngjesi i 21 janarit është shoqëruar eklipsin e parë dhe të fundit të Hënës për këtë vit. Superhëna është një fenomen që nisi rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe zgjati rreth 60 minuta. Eklipsi i Hënës ndodh kur Toka, Dielli dhe Hëna rreshtohen në të njëjtën vijë. Pozicionimi i Tokës në mes bën që ajo të hedhë hijen mbi satelitin e vet, duke e errësuar gradualisht. Qielli i pastër i kësaj të hëne bëri që fenomeni të shihej lehtësisht me sy të lirë dhe të fiksohej nga aparatet fotografike.
Pse Hëna bëhet e kuqe?
Për të kuptuar më mirë fenomenin, duhet ta imagjinojmë edhe në këndvështrimin e kundërt, pra duke e parë nga Hëna. Nëse e sheh nga sateliti i Tokës, ky fenomen qiellor është eklips i Diellit. Kjo sepse Toka është në mes dhe ka mbuluar të gjithë Diellin. Por megjithatë, Toka nuk arrin dot të bllokojë të gjitha rrezet e Diellit, çka bën që të duket vetëm një unazë e kuqe. Atmosfera e planetit tonë, përthyen dritën në sekuenca të caktuara, veçanërisht dritën e kuqe të spektrit, të cilën e “përcjell” drejt Hënës. Kjo bën që ajo të ngjyroset me të kuqe.



