Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca ku do të shqyrtohet ankimimi i Veliajt për shkarkimin e tij si kryebashkiak.
Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë padinë e Veliajt kundër vendimit të kryeministrit për shkarkimin e tij nga detyra, si dhe dekretit përkatës të firmosur nga Presidenti Bajram Begaj.
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e këtij dekreti, në pritje të vendimit përfundimtar.
Përfaqësuesit ligjorë të Veliajt janë Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi.
Përfaqësuesit ligjorë nga Presidenca janë Hemion Braho, Ilirjan Rusmajli, Erjola Shia.
Përfaqësuesit e Presidencës kërkuan që të anulohet vendimi për përfshirjen e dekretit në shqyrtimin e ditës së sotme.
Nuk mund të shqyrtojë një akt administrativ, zgjedhjet në Tiranë u bllokuan duhet të kthehet kushtetueshmëria. Paraqesim kërkesën që të anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në këtë shqyrtim. Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi.
Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendim për kërkesën e përfaqësuesve të Presidencës.



