Juxhina Gjoni, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se ka një orientim politik të qeverisë Vuçiç tek deklaratat për spastrim etnik të shqiptarëve të Kosovës të thëna nga ministrja Snežana Paunoviq.
Duke vijuar Gjoni tha se Kurti po ndjek një axhendë personale për të mbajtur pushtetin e tij, ndërsa Kosova ndodhet në një pikë të dobët të saj.
Është një orientim politik i qeverisë Vuçiç, apo orientim politik zyrtar, sa kohë ende nuk kemi parë një deklaratë të unifikuar apo që distancohet nga fjalët e ministres serbe. Është influencë ruso-serbe që ende e ka urinë për spastrim etnik në Kosovë.
Ka një paaftësi të qeverisë së Kosovë që nuk ndërton momentum diplomatik për t’iu përgjigjur kësaj deklaratë. Çdo ministre nuk mund të japë deklaratë personale sa kohë mban një kostum. Kosova është në moment të dobët jo vetëm në raport me politikën e brendshme, por edhe të jashtëm.
Aspirata euroatlantike e Serbisë është naivitet për disa, por pragmatizëm i Serbisë që e përdor sa herë dëshiron të përfitojë.
Ka një emërues të përbashkët mes Vuçiç dhe Kurtit. Sa herë shohim deklarata kriminale, e shoh retorikën nacionaliste të Kurtit dhe Vuçiç për të qëndruar më shumë në pushtet. Axhenda e Kurtit është axhendë personale e pushtetit dhe jo axhendë e shtetit.



