
Eksperti i ekonomisë Pano Soko thotë në studion e “MCN Economy” se të gjithë personat dhe strukturat që nuk po i pezullojnë pagesat për inceneratorin e Tiranës, i cili nuk e ekziston po e mbajnë në këmbë të gjithë këtë skemë.
Sipas Sokos, tagrin për të pezulluar pagesat e ka autoriteti kontraktor, Bashkia e Tiranës, por edhe Prokuroria.
Ky është handikapi i madh dhe këtu duhet parë një përgjegjësi e re penale në lidhje me këtë aferë. Sot që ne jemi, i gjithë opinioni është në dijeni të faktit që nuk ka incenerator, ka një hetim, akuzë, prova që nuk ekziston, pyetja që shtrohet kush i merr këto lekët dhe për çfarë. Ne ia paguajmë inceneratorit të Tiranës 10 mln euro. Pse?
Këto para që dalin nga buxheti i qytetarëve nëse do ishin përdorur me efikasitet do shkonin aty ku kanë nevojë qytetarët. Kemi mungesë të theksuar çerdheve. Mungon investimi në infrastrukturë. Këto do na zgjidhnin hallet. 10 milionë, por nëse marrim 5 mln, nëse nuk do shkonin për llogarinë bankare të inceneratorit do ngrinte 10 kopshte e çerdhe dhe do kishte lehtësuar barrën e prindërve. Kujt po ia paguajmë dhe pse? Paguajmë 18 euro për një shërbim që nuk e marrim, që është incenerimi. Është bërë publike që nuk ekziston.
Kush po e mban në këmbë skemën e pagesës, të gjithë ata që s’po e ndalojnë. Që nga autoriteti kontraktor i pari, që ka tagrin për të pezulluar pagesën. Ka mundësi për ta pezulluar aktivitetin deri në sqarimin e situatës. Autoriteti pagues, ka të gjithë tagrin. Është dosje që po shkon në gjykatë.
Nga krahu tjetër, Prokuroria pse nuk po merr asnjë masë për pezullimin e pagesave?
Pronari real kush është? Është ai që merr vendimet. Zgjohet në mëngjes dhe zgjedh nga turma me gojën hapur se kush është personi që do i kryejë këtij zotit që qëndron lart, kush do ia kryejë shërbimin e radhës. Aty poshtë nuk ka pronarë, janë nënkontraktorë të kryeministrit, kryetarit të bashkisë, zv. kryeministres. Edhe Mërtiri, ishte qeni i radhës që i hodhi kockën.



