
Mungesën e LSI-së në hapjen e fushatës së aleatit më të madh, PD, gazetari Arjan Çani e cilësoi gafë të Lulzim Bashës. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Çani tha se e shkuara ka treguar se përçarjet në gjirin e opozitës i kanë dhënë avantazh Ramës.
“Mesa duket është Lul Basha që ka anashkaluar LSI. E provoi në 2017. Ka bërë gafë. Duhej të kishte ftuar LSI në hapjen e fushatës. Njeriu mëson nga gabimet e 2017-s. Dhe thoni pse fiton Rama. Në 2017 ju përçau keq. Këto janë shenja jo të mira për një popull që nuk do të votojë Ramën dhe do të zgjedhë disa njerëz që janë bashkë. Ju nuk jeni bashkë”, i tha Çani kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.



