
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, është sot për një vizitë njëditore në veri të Kosovës. E pyetur nga një gazetare shqiptare se si u ndje kur mbërriti në Kosovë, Brnabić u përgjigj: “Më duket sikur jam në shtëpinë time, në tokën time”. Siç raporton B92, përgjigjja u prit me duartrokitje të forta nga komuniteti serb.
Kryeministres serbe iu kërkua të komentojë deklaratën e homologut të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se fakti që kryeministri i Serbisë ka hyrë në Kosovë me letërnjoftim të lëshuar në Serbi është dëshmi e demokracisë.
“Sa i përket deklaratës së qëndrimit të Kurtit, më duhet të them se do të isha jashtëzakonisht i lumtur ta shoh atë demokraci dhe rend demokratik. Nuk mund të them se e shoh kur këtë vit iu mohua e drejta e votës serbëve në Kosovë, çka është ligj bazë, elementar njerëzor dhe demokratik”, tha Brnabiç.
Një numër i madh i qytetarësh serbë të veriut të Kosovës e kanë pritur kryeministren me pankarta ku shkruhej “Mirëserdhe në tokën e shenjtë serbe – në Kosovë dhe Metohi”.
Kjo është vizita e parë e saj në Kosovë që prej vitit 2017 kur u zgjodh kryeministre për herë të parë.



