PD voton sot për zgjedhjen e kryetarëve në 18 degë, mbi kutitë e votimit foto e Berishës/ Video

PD voton sot për zgjedhjen e kryetarëve në 18 degë, mbi kutitë e votimit foto e Berishës/ Video

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, organizon ditën e sotme zgjedhjet për kryetar në 18 degë të PD.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Ajo që bie në sy është se mbi kutitë e votimit në Patos, shihet një fotografi e Sali Berishës.

 Degët ku sot zhvillohen zgjedhje janë si më poshtë vijon:

1.Cërrik

2. Patos

3. Gjirokastër

4. Përmet

5. Këlcyrë

6. Memaliaj

7. Tepelenë

8. Pogradec

9. Kukës

10. Has

11. Tirana 3

12. Tirana 9

13. Tirana 13

14. Kamëz

15. Kavajë

16. Vlorë

17. Delvinë

18. Sarandë

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy