“Djalli fshihet gjithmonë në detaje”, dritëhijet e marrëveshjeve mes dy Koreve dhe SHBA-ve

“Djalli fshihet gjithmonë në detaje”, dritëhijet e marrëveshjeve mes dy Koreve dhe SHBA-ve

Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë rënë dakord për denuklearizimin e gadishullit dhe për më tepër planifikojnë të prezantojnë një kandidaturë të përbashkët për të organizuar Lojërat Olimpike 2032.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka komentuar si entuziazmuese lajmet që pasuan pas samitit të djeshëm të dy presidentëve të Koreve, Moon Jae-in dhe Kim Jong-un.

Por si gjithmonë, djalli fshihet në detaje.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka premtuar se do të shpërbëjë vendin ku deri tani janë kryer testet e raketave bërthamore. Ai ka thënë se kjo do të bëhet në prani të inspektorëve ndërkombëtarë, duke premtuar edhe çaktivizimin e termocentralit Yongbyon, ku ka zhvilluar programin bërthamor. Por, ai nuk ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë me bombat atomike të prodhuara deri tani. Marrëveshja e arritur me homologun koreanojugor përfshin edhe ndërtimin e një hekurudhe që lidh dy vendet, lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve të dy vendeve, ndalimin e stërvitjeve ushtarake përgjatë zonës së demilitarizuar, krijimin e një zone neutral në kufi dhe heqjen e 11 vendrojeve.

“Kemi hyrë në epokën e paqes”, ka thënë Moon. Ndërsa Kim Jong un ka thënë se do të vizitojë së shpejti Seulin, duke shtuar se denuklearizimi i vendit të tij mund të vazhdojë vetëm nëse SHBA-të ndërmarrin hapa të ngjashëm. Me këtë deklaratë, Kim pranon zyrtarisht fundin e luftës së viteve ’50, ndalimin e stërvitjeve ushtarake që konsiderohej prova gjenerale para pushtimit të Veriut, çmontimin paralel të arsenalit atomik amerikan në Korenë e Jugut, reduktimin e trupave amerikane dhe lehtësimin e sanksioneve.

Peniani është i qartë: do t’i thuhet po çarmatimit vetëm nëse SHBA deklaron fundin e konfliktit.

Ndërsa Uashingtoni nga ana e tij kërkon që Peniani të ndërmarrë hapin e parë konkret, për të demonstruar seriozitetin e premtimeve të tij për çarmatimin. Kjo është pika që ka ngrirë progresin pas takimit në Singapor mes Trump dhe Kim, dhe është e paqartë nëse marrëveshja e arritur dje mes liderëve të dy Koreve e ka kaluar këtë ngërç. Dje, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi se denuklearizimi i Koresë së Veriut duhet të ketë përfunduar deri në janar 2021, duke shtuar se "Shtetet e Bashkuara vlerësojnë angazhimet e rëndësishme" dhe janë "gati për të rifilluar negociatat menjëherë ".  

Analistët e inteligjencës amerikane besojnë se Koreja e Veriut ka vijuar ta zhvillojë programin  bërthamor pas samitit Kim-Trump në qershor. Ata mendojnë se qëllimi i vërtetë i Penianit është të mbajnë të ngrirë situatën aktuale, me njohjen e statusit të saj të potencialit bërthamor, në këmbim të një sjelljeje të përgjegjshme. Uashingtoni dyshon se Seuli, i vendosur për të shmangur me çdo kusht rrezikun e një lufte, është i gatshëm t’i ndjekë amerikanët, me shpresën për t’i tërhequr më vonë në pozicionin e tij.

Trump ka folur dje me optimizëm. "Kur u bëra president, shumë prisnin që ne do të bënim luftë në Kore. Por në vend të kësaj, shikoni se ku jemi tani, vazhdojmë të bëjmë përparim". Ndërkohë, Departamenti i Shtetit është më i kujdesshëm, pasi kërkesat e reciprocitetit nga Peniani ngjallin dyshime, duke pasur parasysh se në të kaluarën vendi komunist ka pranuar marrëveshje dhe më pas i ka shkelur. Përgjigja ndaj këtyre dyshimeve do të mësohet vetëm nga aktet e ardhshme konkrete të Kim, që shpreson në një takim tjetër me Trump për të avancuar mbi marrëveshjen e Singaporit.     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy