Fatjona Memçaj komandohet Prokurore Ndërlidhëse në Eurojust

Fatjona Memçaj komandohet Prokurore Ndërlidhëse në Eurojust

Këshilli i Lartë i Prokurorisë  ka komanduar prokuroren Fatjona Memçaj si prokurore ndërlidhëse në Eurojust.

Memçaj si Prokuror ndërlidhës  do t’i ushtrojë funksionet në zyrën e Eurojust në Hagë për një periudhë prej 2 vjet e 6 muaj.

Ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të integrimit të prokurorisë shqiptare në organizatat evropiane të fokusuara në luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve, terrorrizmit, krimit ekonomik, krimit kibernetik etj, përmes rritjes së bashkëpunimit, koordinimit të hetimeve dhe shkëmbimit të shpejtë të informacionit.

Eurojust është ngritur në vitin 2002 me një vendim të Këshillit Europian. Ai ka në përbërje të tij prokurorë, magjistratë dhe oficerë policie nga çdo vend anëtar i Bashkimit Evropian si dhe prokurorët ndërlidhës nga vendet e treta ku bën pjesë edhe Shqipëria që nga  data 1 nëntor 2019, kur  hyri në fuqi Marrëveshja për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust.

Prokurorët ndërlidhës punojnë përkrah kolegëve të tyre nga vendet anëtare të BE, për të siguruar mbështetje në hetimet ndërkufitare ku përfshihet edhe vendi i tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy