
Konflikti për një parkim automjeti, ka përfunduar me vrasjen e një 33-vjeçari në fshatin Hot i Ri në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes, ndërsa viktima u qëllua me breshëri në ditën e lindjes së tij. Policia ka identifikuar autorin dhe tre të dyshuar si bashkëpunëtor, duke i shpallur në kërkim, ndërsa është vënë në pranga vëllai i autorit të dyshuar.



