Sondazhi i tretë i Ora Neës dhe IPR Marketing sheh një rritje të Partisë Socialiste me 3% në rang kombëtar. Nga 45 për qind e votuesve të shprehur pro në datën 7 qershor, sot do të votonin pro saj 48 për qind e zgjedhësve.
Nga ana tjetër PD shënon një rënie me 5 për qind. Nga 37 për qind të shqiptarëve që do të votonin për PD në datën 7 qershor, sot për këtë forcë politike do të votonin pro 32 për qind e tyre.
Nga ana tjetër LSI ka shënuar një qëndrueshmëri të votave me 13 për qind të mbështetjes. ndërkohë rritje me 1 % ka shënuar dhe LIBRA me 3 për qind, (vendi i katert) nga 2 për qind që e mbështesnin një javë më parë.
Po ashtu rritje me 1 % shënon dhe PDIU duke shkuar në 2.5 për qind të votave nga 1.5 që kishte. Partitë e tjera, FRD, PR e PDS etj janë nën 0.3 %



