
Ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili priti në aeroportin e Rinasit, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ndan fotografi dhe një mesazh lidhur me këtë vizitë.
Me anë të një mesazhi në rrjetin social X, Hasani shpreh mirëseardhjen dhe shpreh bindjen se partneriteti me SHBA, vetëm do të forcohet.
Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi mirëpresim Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.
Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë.
I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar.



