Bilardo në MCN/ Meçollari: Ballkani është "pikë e nxehtë”. Nuk jemi në prag të një Lufte të Tretë Botërore

Bilardo në MCN/ Meçollari: Ballkani është "pikë e nxehtë”. Nuk jemi në prag të një Lufte të Tretë Botërore

Për momentin në gjykimin tim nuk jemi në prag të një Lufte të Tretë Botërore!

Kështu i përgjigjet Artur Meçollari, ish-drejtues i lartë i Forcave Detare të Shqipërisë pyetjes së gazetarit Denis Dyrnjaja nëse ka një luftë në horizont.

I ftuar në emisionin “Bilardo në MCN”, Meçollari tha se NATO është aleanca më e madhe në historinë e njerëzimit dhe kjo gjë është e provuar duke shtuar se nëse SHBA-të nuk do të ishin pjesë e kësaj aleance, kjo strukturë do të ishte si ushtria e BE-së që nuk është krijuar akoma.

Për momentin në gjykimin tim nuk jemi në prag të një Lufte të Tretë Botërore pasi kur flasim për luftë botërore kemi përfshirjen e vendeve të mëdha të botës në konflikt. Që bota të hyjë në një luftë botërore duhet të ketë shumë arsye dhe shumë të çmendur. Dhe këta ‘të papërgjegjshëm’ duhet të kenë vlerësim të fortë.  Kim Yong Un nuk mund ta hapë dot Luftën e Tretë Botërore pasi nuk ka kapacitete. Duhet të krijohen disa rrethana: Vendet që do të përfshihen, objektivat që kanë përgjegjshmëria e liderëve politikë që udhëheqin, interesi i tyre, cili është raporti i fuqive?

NATO është aleanca më e madhe e në historinë e njerëzimit, është e provuar. Fuqia kryesore e Aleancës janë SHBA-të. SHBA-të e kanë provuar veten.

Kur flasim për NATO ne flasim jo vetëm për bashkim ushtarak të të gjitha vendeve, por flasim dhe për drejtim të saj. Për drejtim si nga pikëpamja politike, në një farë mënyrë indoktrinale, ushtarake qëndron SHBA-ja. Nëse në NATO s’do të jetë SHBA-ja, NATO do të jetë si ushtria e BE-së që nuk është krijuar akoma. Kanë 15 vjet që duan ta ngrenë dhe nuk e ngrenë dot. Pavarësisht se nuk ekziston një test, ushtarakët janë në gjendje të bëjnë një vlerësim të kapaciteteve.

Më tej, Meçollari tha se Ballkani është një ‘pikë e nxehtë”, por më e rrezikshme është Bosnja sesa Kosova.

Një luftë e tretë botërore do të ndryshojë regjimin botëror, nuk do të kemi më një superfuqi, por mund të kemi dy, tre, ose një tjetër, ose mund të shkatërrohet bota fare. Por në këtë moment në të cilën ndodhen vendet, kapacitetet, objektivet, qëllimet, vendet nuk janë të interesuara.

Rusia sot është e angazhuar në Ukrainë. Ka problematika si nga krahu rus, por nga Ukraina më shumë. Rusia në këtë moment është e angazhuar në luftën në Ukrainë. Ka shumë humbje. Burimet financiare dhe njerëzore të harxhuara. E vetmja mundësi që ka sot Rusia është të krijojë ngacmime ose ‘hot spote’, tensione që të tërheqin vëmendjen nga Ukraina, por jo të krijojë konflikt.

Ballkani është një ‘pikë e nxehtë” dhe më e mundshmja është Bosnja sesa Kosova. Kosova ka një status të veçantë dhe fuqia e NATO-s në Kosovë është më e madhe se në Shqipëri. NATO në bazë të nenit 5 i garanton Shqipërisë integritetin territorial, në Kosovë ofron integritetin territorial, sigurinë e vendit dhe policinë.

Elementët nacionalistë mund të krijojnë probleme, por nuk ka mundësi për një luftë.

Sipas Meçollarit, Kina do të bëhet fuqi globale kur të marrë Tajvanin. 

Kina do të fillojë të bëhet fuqi globale kur të ketë marrë Tajvanin.

Pa marrë Tajvanin. Sprova është Tajvani, se është brenda zonës së sigurisë. SHBA-të filluar të bëhen fuqi globale pasi siguruan krahun jugor të tyre në kohën e Rusveltit. Pasi siguruan krahun jugor nëpërmjet Karaibeve,  filluan ekspansioniN për t’u bërë fuqi botërore. Kina nuk bëhet fuqi botërore pa zgjidhur problemin e Detit të Kinës jugore dhe të Tajvanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy