Shisnin fishekzjarrë pa leje, në hetim shitësit e 2 dyqaneve në Devoll dhe Pogradec

Shisnin fishekzjarrë pa leje, në hetim shitësit e 2 dyqaneve në Devoll dhe Pogradec

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë periudhës së festave, janë goditur 2 raste të shitjes së lëndëve piroteknike. 

Shërbimet e Komisariateve të Policisë Devoll dhe Pogradec, nga kontrollet e përditshme në terren, kanë konstatuar 2 dyqane ku shiteshin fishekzjarrë dhe kapsolla.

Drupal Ad

Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 56 vjeç, banues në Devoll dhe L. B., 58 vjeçe, banuese në Pogradec.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla që u gjetën në këto 2 dyqane.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy