Një 26-vjecar shqiptar u arrestua në Itali, si pjesë e një grupi hajdutësh që grabisnin banesat në Aquila. Autori u pikas nga policia, pasi ishte sinjalizuar nga gps në mjetin e vjedhur me të cilin udhëtonte. Gjatë kontrollit të riut shqiptar, iu gjetën 8 kg bizhuteri, me vlerë 30 mijë euro.



