Marrëveshja për detin me Greqinë, reagon presidenti Meta: Po e ndjek nga afër këtë çështje

Marrëveshja për detin me Greqinë, reagon presidenti Meta: Po e ndjek nga afër këtë çështje

Marrëveshja e detit me Greqinë një temë e cila ditët e fundit ka ngjallur mjaft debate dhe akuza, ka sjell edhe reagimin e parë të presidentit Ilir Meta.

Duke iu përgjigjur interesit të qytetarëve, në rrjetet sociale Meta thotë se po e ndjek nga afër këtë çështje dhe si president i Republikës do të veprojë në konform me Kushtetutën.

Kreu i shtetit shprehet se marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndësishme dhe trajtimi i tyre me transparenc do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre.

“Të dashur komentues, i jap të drejtë shqetësimit tuaj, të nxitur edhe nga lajmet dhe deklaratat e ndryshme lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Unë jam duke ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje”.

Më tej në reagimin e tij Meta shprehet se “marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndësishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithë përfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy