
Një bisedë telefonike është zhvilluar këtë të mërkurë mes Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ky i fundit i ka thënë presidentit serb se nëse rrezikohet stabiliteti në Veri atëherë NATO do të ndërhyjë.
“Bisedova me presidentin e Serbisë, Vuçiç mbi tensionet në Veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen me konstruktivitet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë”, ka shkruar Stoltenberg.
“NATO-KFOR qëndron i gatshëm për të ndërhyrë nëse stabiliteti rrezikohet, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara”, shton kreu i aleancës.
Sa i takon bisedës me Kurtin, Stolteneberg shprehet: “Fola me Albin Kurtin rreth tensioneve të fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR. Të gjitha palët duhet të mbahen të qeta, të shmangin veprimet e njëanshme dhe ta mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt me të dy palët, Prishtinën dhe Beogradin”.



