Moti në një javë/ Meteoreologia Gjoni: I ftohtë dhe me temperatura më të ulëta, në zonat malore deri në -7°C (VIDEO)

Moti në një javë/ Meteoreologia Gjoni: I ftohtë dhe me temperatura më të ulëta, në zonat malore deri në -7°C (VIDEO)

Moti gjatë kësaj jave do të marrë një kthesë, duke sjellë temperatura më të ulëta krahasuar me javën që lamë pas.

Meteorologia Anira Gjoni, në një intervistë për "MCN Live", thekson se java do të karakterizohet nga mot i ftohtë dhe temperatura më të ulëta.

Presim që kjo javë të jetë më e ftohtë dhe me temperatura më të ulëta. Pas reshjeve të ditës së djeshme, moti do të stabilizohet, por temperaturat do të ulen.

Për ditën e sotme, paraditja dhe mëngjesi i ditës së nesërme pritet të sjellin reshje të dobëta dhe lokale në qarkun e Kukësit dhe të Korçës, pa krijuar probleme të mëdha.

Meteorologia Gjoni paralajmëron ulje të temperaturave në të gjithë vendin, duke arritur deri në -7°C në zonat malore.

Temperaturat e ulëta do të vazhdojnë gjatë javës, dhe do të pasojnë në të gjithë vendin.

Për ditën e nesërme, temperaturat minimale pritet të jenë 3°C, ndërsa maksimalet mund të arrijnë deri në 10°C.

Në zonat e ulëta, temperaturat minimale priten të jenë 3°C dhe maksimalet deri në 13°C. Kurse në zonat malore, temperatura minimale mund të shkojë deri në -7°C, ndërsa maksimalet deri në 0°C.

Në ditën e enjte, pritet një rënie tjetër prej 2 gradësh, duke mbajtur temperaturat e ulëta deri të dielën.

Problematikë do të mbetet era e fortë në zonat bregdetare dhe malore, pasi pritet që të jetë me shpejtësi të lartë dhe do të vazhdojë gjatë gjithë javës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy