Veliaj nuk merr pjesë në mbledhjen e Këshillit/ Alimehmeti: Nuk kemi qenë në dijeni për kërkesën. Është një qëndrim politik, jo procedurë (VIDEO)

Veliaj nuk merr pjesë në mbledhjen e Këshillit/ Alimehmeti: Nuk kemi qenë në dijeni për kërkesën. Është një qëndrim politik, jo procedurë (VIDEO)

Më 18 nëntor, Këshilli Bashkiak i Tiranës i është drejtuar me një letër Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Burgjeve, duke kërkuar që kryebashkiaku Erion Veliaj të lejohej të merrte pjesë në mbledhjen e sotme për buxhetin e Bashkisë së Tiranës. Kërkesa është refuzuar nga SPAK.

Sipas këshilltarit Ilir Alimehmeti, këshilltarët nuk kanë qenë aspak në dijeni për këtë kërkesë, ndërsa në mbledhjen e sotme nuk është paraqitur pjesa më e madhe e këshilltarëve të PS-së.

Ka qenë një nismë e PS-së, pa i vënë në dijeni këshilltarët e tjerë. 

Sot, mbledhja duhej të fillonte në orën 10:00, por nuk u paraqit më shumë se gjysma e PS-së dhe opozitës, ndaj nuk pati kuorum.

PS me aleatët e saj ka 41 këshilltarë, ndërsa numri total i këshilltarëve është 61, çka e bën të pamundur nisjen e mbledhjes pa praninë e tyre.

Sot, nëse do të ishin kaq të shqetësuar për punët e Tiranës, duhej të ishin paraqitur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, për të cilën kërkuan që të ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë në detyrë.

Kur u propozua shkarkimi, PD kërkoi që kryetari i bashkisë të ishte i pranishëm, për të dhënë qëndrimet dhe për t’u pyetur për çështjet e Tiranës. 

Në atë kohë, PS nuk bëri një kërkesë të tillë.

Sipas tij, veprimi i sotëm është thjesht politik dhe jo procedurial. 

Është një iniciativë politike. I njëjti këshill që sot kërkon një gjë, nuk e kërkoi më parë. 

Nëse do të ishte çështje procedure, vetë kryetari i bashkisë gëzon të drejtën të jetë i pranishëm në mbledhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy