Është kthyer sërish koronavirusi, në epiqendrën e qytetit kinez të pandemisë Covid-19.
Autoritetet lokale kanë zbuluar rastin e parë të infeksionit që nga 4 prilli i kaluar, ka njoftuar Komisioni i Shëndetit të qytetit kinez. Pacienti është në gjendje kritike.
Në Wuhan kanë vdekur 3 869 pacientë nga koronavirusi deri më tani, nga 50 334 raste të infektuarish.



