A e sheh veten si lidere e PD? Jonila Godole në “Bilardo”: Ju tregoj vizionin tim për Shqipërinë

A e sheh veten si lidere e PD? Jonila Godole në “Bilardo”: Ju tregoj vizionin tim për Shqipërinë

Pedagogia Jonila Godole, njëherësh anëtare e Kryesisë së PD, u pyet në emisionin “Bilardo” nëse do të donte të ishte liderë e re e Partisë Demokratike. Godole nuk iu përgjigj direkt kësaj pyetje, por tha se ka një vizion për Shqipërinë. “Gjithësecili mund të ketë një vizion, e rëndësishme do të ishte që të flisnim për vizionet. Vizioni im është për një Shqipëri, e para që do thoja unë do ishte për një shtet të pastër si kristali, zero korrupsion, duke filluar nga sipër. Absolutisht drejtuesit e shtetit, jo vetëm përfolje për korrupsion jo, por të mos ekzistojë absolutisht në kokën e tyre...E dyta ajo që thashë shteti i pastër si kristal, për mua barazohet me shtetin e së drejtës. Asgjë nuk do të eci përpara në Shqipëri në çastin që nuk ke një drejtësi të pavarur, që të jetë një pushtet totalisht i ndarë nga politika dhe kjo është tërësisht e mundur, në çastin që s’je i korruptuar. Korrupsioni dhe drejtësia janë gjërat më të rëndësishme, pastaj është meritokracia. Unë do ta shihja Shqipërinë një vend siç është Izraeli për të gjithë hebrenjtë që janë në të gjithë botën, të ishte Shqipëria për të gjithë shqiptarët nga do, kjo është e bëshme sidomos në fushën e turizmit”, tha ajo. Godole shtoi se nuk mund të vijnë ndryshimet nga jashtë, pasi kemi 32 vjet që jemi “paterica të botës” dhe “në serum”. Ndër të tjera Godole tha se gratë janë përdorur si fasadë në politikë, ndërsa u shpreh se e shqetëson mungesa e interesit të brezit të ri për politikën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy