Rama: Buxheti i vitit 2021 ka prioritet rindërtimin

Rama: Buxheti i vitit 2021 ka prioritet rindërtimin

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka folur për projekt-buxhetin e 2021, duke thënë se do të ketë prioritet rindërtimin.

Sipas kryeministrit nga buxheti i vitit 2021 janë parashikuar 28 mld lekë për rindertimin. Në konferencën e përjavshme për shtyp, Kryeministri Rama duke folur për impaktin e programit të Rindërtimit në ekonomi dhe punësim tha se “këtë vit janë 34 miliardë lekë të buxhetit të shtetit të vendosura në dispozicion të Rindërtimit, prej të cilave 32 miliardë lekë janë të alokuara plotësisht”.

“Programi i rindërtimit po ecën me ritme shumë të larta. Programi adreson një problem të mprehtë për mijëra familje, por krijon kushtet për një përfshirje masive të të gjithë kompanive të ndërtimit dhe për një përfshirje në punë të një numri të konsiderueshëm individësh. Nga ana tjetër, edhe pr/buxheti i vitit 2021 vazhdon të adresojë në mënyrë prioritare pikërisht pasojat e tërmetit dhe të Covid-19. Për programin e rindërtimit parashihen 28 miliardë lekë nga buxheti i vitit që po hyjmë. Është parashikuar gjithashtu edhe fondi prej 1.5 miliardë lekësh për bonusin e qirasë, për familjet që do të vijojnë të jetojnë në kushte shtëpie, deri kur të kthehen në apartamentet e reja".

Kryeministri tha edhe një lajm të mirë për qytetin e Durrësit. Për të cilin tha se është arritur një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, për investime direkte në zonat e prekura.

"Në Shijak në Laç në Durrës dhe në Fushë-Krujë kemi tani më një pamje evidente të një punë që shtrihet shumë përtej një rindërtimit. Kjo është një krizë që duhet kthyer në një mundësi dhe kjo po kthehet në një mundësi shumë të mirë, për familje që do të jetojnë me standarte me të mira.

Jami gati për firmën përfundimitare presim dhe pak ditë, po punojmë për një marrëveshje të re me Emiratet e Bashkuar për investime direkte në vendin tonë në zonën e prekur, investime direkte që lidhen me aspekte që janë jashtë rindërtimit, kryesisht në funksion të zhvillimit të turizmit. Në zonën e Krujë-Vorë-Thumanë dhe Tiranë janë ndërtuar apo po ndërtohen 850 shtëpi individualë si dhe tre lagje të reja. Ashtu sikundër kemi faktikisht edhe një lagje të re në Krujë, për të cilën po punohet për shkak të terrenit sfidues dhe për të pasur një projekt që të jetë një prurje e re.

Në Shijak kemi 270 banesa individuale që sic parashikojmë do të jenë gati në fund të nëntorit me çatitë dhe brenda dhjetorit të gjitha familjet do të hyjnë për vitin e ri në shtëpi.

Ka filluar ndërtimi i 215 banesave në Manzë dhe banesave të para në Durrës”, tha Kryeministri.

Kryeministri ka kërkuar durim dhe falje familjeve teksa thekson se procesi i Rindërtimit veç pengesës nga karantina e pranverës ka dhe donatorët që i menaxhojnë vetë fondet dhe qeverisë shqiptare nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’i respektojë.

”Brenda këtij viti parashohim të kemi ndërtuar 37 objekte arsimore për të cilat do të shpenzohen 40 milionë dollarë. Brenda marsit të vitit 2021 besoj do arrijmë mbi 2500 banesa individuale të financuara me 60 milionë dollarë.

Pak më i gjatë është procesi me apartamentet. Janë 16 zona në total. Në të cilat do rindërtohen 4800 apartamente. 160 milionë dollarë. 1.2 milionë metra katrorë infrasturkturë sipërfaqe, për infrastrukturë rrugore, rrjete kanalizimesh, ujësjellësash, trotuare, do jeni gati besojmë brenda 9-mujorit të parë të 2021.

Me projektet e shkollave e kopshteve jemi në një fazë të avancuar dhe mund të themi se kemi kryer 60% deri tani të punëve të parashikuara. Për infrastrukturën jemi 30%.

Natyrisht, mbetet nevoja për t’iu kërkuar gjitha familjeve dhe pak durim. Mos harrojë askush që procesi i rindërtimit ka pasur një pengesë të madhe të krijuar nga karantina e përgjithshme. Natyrisht procesi i Rindërtimit ka dhe donatorët. Kemi ecur më ngadalë se sa fondet e shtetit, për shkak të procedurave të tyre, që vetëm mund t’i respektojmë. Donatorët nuk japin fonde drejtpërdrejt, dhe as nuk ia lënë qeverisë shqiptare. Nuk e bëjnë askund në botë. I menaxhojnë vetë fondet.

Gjëja që ne kemi arritur dhe është shumë pozitive, është që dueht disiplinuar procesi duke standardizuar procesin. Nga pikëpamja e cilësisë, urabnistike të ketë një standard bazë, optimal i gjithë vendevë të BE. Shkollat janë njësoj, pa asnjë ndryshim nga shkollat që frekuentohen nga nxënësit e BE.

Po kështu shtëpitë, apartamentet. Sfida jonë është të ndërtojmë apartamente që do jenë niveli më i mirë i ndërtimit në Shqipëri.”- tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy