
Teksa SPAK dhe BKH në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ekzekutuar vendimin e miratuar më 20 Prill nga gjyqtarja Fjorela Davishi. Hetimi pasurorë ka zbuluar një pasuri faraonësh të persoanve të dyshuar si pjesë e aferës AKSHI.
Ndërsa për herë të parë SPAK në vendimin e siguruar nga emisioni “FactCheck” rendit një element që tregon se Krimi, Nën Toka dhe Korrupsioni kishin pushtuar AKSHIN.
Grupi i Parë kriminal u zbulua dhe dokumentua nga SPAK në dhjetor të vitit 2025, teksa dolën edhe tetë masa sigrie mes tyre për shtetasit:
Ergys Agasi – i akuzuar për Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës; Heqja e paligjshme e lirisë; Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera/ankande publike; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale/grup i strukturuar kriminal; Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Ermal Beqiri – i akuzuar për Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës; Heqja e paligjshme e lirisë; Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera/ankande publike; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale/grup i strukturuar kriminal; Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Mirlinda Karcanai – e akuzuar për Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera/ankande publike; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale/grup i strukturuar kriminal.
Hava Delibashi –e akuzuar për Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera/ankande publike; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale/grup i strukturuar kriminal.
Erion Ismaili – I akuzuar për Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale/grup i strukturuar kriminal.
Andis Papa – i akuzuar për Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale/grup i strukturuar kriminal.
Gëzim Hoxha – i akuzuar për Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale/grup i strukturuar kriminal.
Rogers Rryta – i akuzuar për Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale/grup i strukturuar kriminal.
Por teksa në dyert e gjykatave nisi beteja për zëvëndësimet e masave të siguirsë, BKH dhe SPAK si ndalën në asnjë moment hetimet por vijuan nga vepra penale tek pasuria duke rikompozuar një tjetër pazëll. Brenda AKSH-it hetimet e SPAk zbuluan edhe një tjetër grup kriminal duke i vënë nën hetim prej dt.16.2.2026.
Këtë herë ai drejtohet nga Daniel Shima dhe pjesë e tij ishin:
Daniel Shima – “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Emirton Suli – “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Gentian Likai – “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ariola Koromani – “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Communication Progress” sh.p.k. – “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Soft & Solution” sh.p.k. – “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“First” sh.p.k. – “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Fastech” sh.p.k. – “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Horizon” sh.p.k. – “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Fast & Fresh” – “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“EA Solution” – “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Elision Jorgjis – “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.



