Pas kontrolleve në banesat e tij dhe të familjarëve, si dhe sekuestrimit të 4 apartamenteve ka reaguar ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Ai e ka konsideruar aksionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit si praprezaljen e radhës në familjen e tij. Në një shënim në rrjetet sociale Ahmetaj thotë: “Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë. Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për 'inceneratorët'. Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë. Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….” Kujtojmë se ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. SPAK akuzon ish-ministrin Ahmetaj, për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në kuadër të hetimeve për aferën e inceneratorëve.



