Në kërkim për atentatin në Shkodër/ Arrestohet pas 3 muajsh 17-vjerçari, dyshohet se ndihmoi autorin Ragip Gila

Në kërkim për atentatin në Shkodër/ Arrestohet pas 3 muajsh 17-vjerçari, dyshohet se ndihmoi autorin Ragip Gila

Policia e Shkodrës ka arrestuar 17-vjeçarin Danjel Ndreu. Ai është kapur nga forcat “Shqiponja” në një kontroll rutinor, pasi i janë gjetur disa doza kokaine.

 

Ndërkohë, i mituri ishte në kërkim policor prej 3 muajsh edhe për atentatin e regjistruar më 8 shtator në Shkodër, Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso alias Brajoviç dhe Meri Kaceri.

 

17-vjeçari Ndreu dyshohet se ka ndihmuar autorin Ragip Gila, i cili u arrestua ditën e ngjarjes. Gjithashtu, ai dyshohet edhe si autori i vjedhjes së një motori në muajin gusht.

 

Në lidhje me masakrën e 8 shtatorit në Shkodër është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i Ragip Gilës edhe Barush Bregun, një prej njerëzve më të afërt të Ibrahim Licit.

 

Dyshohet se shënjestër atentatit ka qene Erogen Brajoviç. Hetimet i kanë kaluar SPAK-ut, pasi Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencë, për shkak se dyshohet se atentati është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy