Mbarojnë pushimet për socialistët, të dielën bëjnë mbledhjen më të rëndësishme

Mbarojnë pushimet për socialistët, të dielën bëjnë mbledhjen më të rëndësishme

PS pritet te mblidhet te dielen,per te nisur keshtu axhenden politike. Pikerisht te djelen e javes qe vjen, me 27 gusht, PS do te mbledhe Asamblene e Pergjithshme në orën 10:00 ne ambientet e 15 kateshit. 

 Në Asamble do të bëhet një analizë e përgjithshme e zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre në 25 qershor ku do të ndalet edhe te ata koordinatorë qarqesh që sollën rezultatin më të ulët për PS-në krahasuar me të tjerët. Gjithashtu, vëmendje të madhe do marrë edhe krijimi i qeverisë së re. Kryeministri Edi Rama caktoi 5 grupesh pune, të cilët kanë hartuar raporte specifike për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste.

Krerët e grupeve kishin përgjegjësi të bënin nga një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit. 5 drejtuesit e grupeve që do i referojnë Ramës raportet, janë: Gramoz Ruçi, Milva Ekonomi,  Niko Peleshi,  Arben Ahmetaj dhe Fatmir Xhafaj. Mbi bazën e këtyre raporteve do të ketë vendime të rëndësishme lidhur me strukturimin e qeverisë së re, ministrive dhe fushave të tyre të përgjegjësisë, raporton newsbomb.al. Pjesë e kësaj asambleje do të jenë edhe deputetët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 25 qershorit. Deputetët e rinj të kësaj legjislature e kanë marrë tashmë ftesën për të qenë në orën 10:00 te “Hotel Tirana” aty ku do të vendoset fati i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy