“Konflikti në Gaza, është edhe luftë kundër grave”, OKB: 9 mijë të vrara deri tani

“Konflikti në Gaza, është edhe luftë kundër grave”, OKB: 9 mijë të vrara deri tani

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women) e quan konfliktin në Rripin e Gazës gjithashtu “një luftë kundër grave”, duke vlerësuar se rreth 9000 gra janë vrarë në enklavën palestineze që nga 7 tetori.

“Me luftën në Rripin e Gazës, e cila po i afrohet pesë muajve të saj, gratë e Gazës vazhdojnë të vuajnë një ndikim shkatërrues dhe e ky konflikt nuk kursen askënd”, lexohet në një deklaratë nga organi i OKB-së.

UN Women rendit më pas shtatë fakte që shpjegojnë pse kjo është gjithashtu një luftë kundër grave.

Rreth 9000 gra janë vrarë nga forcat izraelite në Gaza deri më sot, një shifër që ka të ngjarë të nënvlerësohet, pasi shumë të tjera mendohet se kanë vdekur nën rrënoja.

Çdo ditë që lufta vazhdon, me ritmin aktual do të vazhdojnë të vriten mesatarisht 63 gra.

Rreth 37 nëna vriten çdo ditë, duke lënë familjet e tyre të shkatërruara dhe fëmijët e tyre me mbrojtje të reduktuar.

Më shumë se katër në pesë gra (84%) raportojnë se familja e tyre ha gjysmën ose më pak të ushqimit që ata konsumonin para fillimit të luftës, ku nënat dhe gratë e rritura përgjegjëse për sigurimin e ushqimit, hanë të fundit dhe më pak se të gjithë të tjerët.

Katër nga pesë gra në Gaza tregojnë se të paktën një prej anëtarëve të familjes së tyre i është dashur të anashkalojë vaktet gjatë javës së kaluar, ku në 95% të rasteve janë nënat që nuk ushqehen, duke anashkaluar të paktën një vakt për të ushqyer fëmijët e tyre.

E gjithë popullata e Gazës do të përballet me nivele akute të pasigurisë ushqimore brenda javësh, ku gati nëntë në dhjetë gra (87%) raportojnë se kanë më shumë vështirësi në aksesin e ushqimit sesa burrat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy