
Për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, pas sulmit në Kosovë, ku u vra një polic Neritan Sejamini në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se kryeministri u dha mesazh të huajve se Kosova është vetëm dhe Shqipëria jo vetëm që nuk do ta mbrojë, por nuk do të ndërhyjë fare. Sipas tij, kjo deklaratë vjen për shkak të interesave politike të Ramës.
Deklarata e Ramës është e kujdesshme dhe e qëllimshme. Ai ka dashur të përcjellë mesazh për të huajt. I ka thënë botës, bëni c’të doni, Kosova është vetëm, ne nuk do të reagojmë. Është qëndrim për interesin politik të zotit Rama. Rama thotë, më lini të bëj ç’të dua, por jam njeriu juaj dhe njeri i dobishëm për ju. Rama u tha nga unë nuk do të keni asnjë presion.
Më tej ai sqaroi se Rama, përdor fjalën euroatlantik, që nuk përdoret gjëkundi si te ne. Është fjalë për sigurinë, e përgjithshme.
Ç’do të thotë? Franca për shembull është pro Serbisë. Edhe Franca është euroatlantike. Interesat e Amerikës dhe të huajve, në Ballkan janë gjeostrategjike, jo interesa dashurie. Rama u ka thënë në gjeostrategjinë e Ballkanit, Shqipëria nuk do t’ju hyjë. Është deklaratë e mirëstudiuar.



