Dy vëllezërit dhunuan fqinjin e tyre për pronën në Tiranë, arrestohet njëri nga ta

Dy vëllezërit dhunuan fqinjin e tyre për pronën në Tiranë, arrestohet njëri nga ta

Policia e Tiranës ka njoftuar parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale, teksa dy vëllezër dhunuan për motive pronësie, fqinjin e tyre.

Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. N., 38 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi I. N., 33 vjeç, të dy banues në Pezë Helmës.     

Njoftimi      

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti, për motive pronësie, mes 3 shtetasve.  

Dhunuan për motive pronësie, fqinjin e tyre, vihet në pranga një 38-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik dhe sasi municioni luftarak, të gjetura në banesën e 38-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se dy vëllezër kishin dhunuar fqinjin e tyre, për motive pronësie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Prevention", për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.    

 Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. N., 38 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi I. N., 33 vjeç, të dy banues në Pezë Helmës.     

Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, fqinjin e tyre, shtetasin J. C.

Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik dhe sasi municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy