
Donald Trump ka njoftuar se do ta bëjë publik planin e tij të paqes për Lindjen e Mesme nesër në orën 12 të mesditës, një plan që, sipas tij, "mund të jetë rasti i shekullit". Trump priti sot në Sallën Ovale kryeministrin e Izraelit Benyamin Netanyahu, duke thënë se sipas gjykimit të tij, ky plan do t’i pëlqejë edhe liderit të opozitës Benny Gantz. Më tej, ai beson se edhe palestinezëve do t’u pëlqejë, aq sa shpreson se do të ketë edhe mbështetjen e tyre. /Ansa/



