Aksioni në Manzë, Milo: Ajo që duhet t’i shqetësojë të gjithë është siguria kombëtare

Aksioni në Manzë, Milo: Ajo që duhet t’i shqetësojë të gjithë është siguria kombëtare

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, e sheh të tepruar reagimin e ish-kryeministrit Berisha në lidhje me aksionin në kampin e Manzës. Në studion e lajmeve të MCN TV, Milo tha se për këtë ngjarje duhej të kishte një reagim të balancuar. “Zoti Berisha si përfaqësues i opozitës shfrytëzon këto raste, njësoj si çdo opozitë. Është një ngjarje për të cilën duhej të kishte një reagim të balancuar. Ajo që duhet t’i shqetësojë të gjithë, përfshrë edhe opozitën, është aspekti i sigurisë kombëtare. Pashë se disa njerëz të opozitës u artikuluan në mënyrë ekstreme”, tha ai. Sipas Milos, mungesa e një reagimi nga ana e Ambasadës Amerikane tregon se ka pasur bashkëpunim paraprak. “Fakti që DASH dhe ambasada nuk kanë reaguar është në favor të faktit se ka një bashkëpunim paraprak për veprimin që do të bënte sot Policia e Shtetit në kampin Ashraf. Nuk kanë as pse ta mohojnë, por edhe nuk e mbështesin dot. Janë në një pozitë delikate”, tha ai. Milo tha se aksioni i policisë shqiptare u iniciua për shkak të dyshimeve lidhur me sigurinë kombëtare. “Qeveria kur nënshkroi marrëveshjen ka qenë e qartë për të drejtat dhe detyrimet e muxhahedinëve. Një mënyrë e tillë veprimi, që nuk është e re dhe është hetuar nga organet e shtetit shqiptar. Këtu kemi të bëjmë me një aktivitet në aspektin e luftës kibernetike. Kemi të bëjmë me një përpjekje për të instrumentalizuar këto asete. Mund të jenë qëllime që kanë të bëjnë me sigurinë. Shqipëria si shtet e ka për detyrë të hetojë dhe të jetë vigjilent për veprime që shkojnë kundër sigurisë kombëtare. Besoj se i gjithë problemi është te çështja e sigurisë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy