PS, “skaner” me spiunët/ Çipa: Do ketë konflikt në shtator, jo gjasa për qeveri teknike. Pastrimi të bëhej me kohë në media

PS, “skaner” me spiunët/ Çipa: Do ketë konflikt në shtator, jo gjasa për qeveri teknike. Pastrimi të bëhej me kohë në media

Analisti Aleksandër Çipa foli në një lidhje skype në MCN TV mbi ndryshimet që pritet të ndërmerren nga PS në ligjin për dekriminalizimin, i cili shigjeton Metën dhe Berishën.

Çipa e konsideroi rikthimin e nevojës për dekomunistizim një alibi, ndërsa shtoi se në shtator pritet të nisë një konflikt politik. Megjithatë analisti tha se pastrimi i ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit duhet të shtrihet në media dhe sektorë të jetës publike.

Ndër të tjera ai u shpreh se nuk e sheh të mundur krijimin e një qeverie teknike në shtator.

E vërteta është që në historinë 30-vjeçare politika shqiptare e ndali procesin reformues të një lustracioni që do krijonte barrierat ligjore dhe morale për mos përfshirjen në politikbërje të personave që ishin pjesë e së shkuarës së ceneve komuniste. Rikthimi i kësaj nevoje për lustracion dhe dekomunistizim duket se është një alibi. Gjuha e artikulimit të sotëm, kreut të PD, Berisha, z.Meta, e personalizuan krejt reagimin e tyre për nismën e socialistëve. Këto qartazi lënë shijen e një konflikti politik që do të hapet qysh ne ditët e para të shtatorit, shumicës socialiste dhe dy forcave kryesore të opozitës që udhëhiqen nga Berisha dhe Meta. Të gjitha këto janë pjesë e një regjie politike, për t’u rikthyer në atë natyre politikbërëse, konfliktuale, jo më kot gjuha e tyre është agresive. Ka momente kur gjuha e tyre është eufemike, gati bie në zhargon. Nën sigurinë e të pasur shumicën, Rama i ka shmangur konfliktet individuale, duke kërkuar ta bëjë fakt të kryer”.

I pyetur mbi mundësinë e një bashkëqeverisjeje mes kryeministrit Rama dhe grupimit Alibeaj, Çipa thotë se PS nuk ka për momentin nevojë të rekrutojë deputetë nga opozita.

Ekziston një mundësi që të rikompozohet qeveria, por jo me opozitën. PS nuk ka nevojë të rekrutojë deputetë, apo të krijojë një qeveri me përfaqësues së opozitës. Nuk e shikoj të mundur. Ekziston mundësia nëse opozita rrit kapacitetet opozitariste të saj dhe ta detyrojë shumicën të hyjë në negocime. Por në kushtet e tanishme është e pamundur. Ndërhyrjet e faktorit ndërkombëtar për shembjen e status quo-s së protagonistëve të tranizicionit, kjo është një çështje që bie ndesh me pretendimin që kanë protagonistët. Por nga kjo s’del i fituar as z.Rama. Mendoj se sot beteja s’është vetëm mes Ramës, Berishës dhe Metës. Është një betejë që lidhet me nevojën e Shqipërisë për të tejkaluar këtë stanjacion, këtë qëndrim në vend. Shqipëria sot ka një depresion social të jashtëzakonshëm. Shoqëria është e frustruar, për të rikthyer trurin kombëtar, kapacitetet e specialistëve shqiptar, dhe këtë politika s’e ka në rend të ditës”.

I pyetur nëse duhet të shtrihet edhe në media pastrimi i ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit, Çipa tha:

Padiskutim që po. Duhej bërë me kohë, jo vetëm në media, por edhe sektorët e tjerë të institucioneve të jetës publike. Sektorët tanë, ku përfshihet edhe media, duhet të bëhet sa më parë. Edhe pse është humbur koha, nuk është asnjëherë vonë”.

Analisti nuk sheh mundësi për krijimin e një qeverie teknike në shtator, duke shtuar se e vetëm një veprim i paanshëm i drejtësisë mund të prishë balancat në këtë drejtim.  

Për momentin më duket një pamundësi sepse shumica socialiste ka legjitimitetin e mandatit dhe funksionimit matematikor në Parlament. E vetmja mundësi lidhet me funksionimin e drejtësisë. Nëse akuzat vihen në proces të paanshëm, mund të kemi një prishje të aritmetikës së mandateve dhe domosdoshmëri të reagimit moral nga vetë qeverisja Rama”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy