Rritjet e pensioneve/ Hoxha: Nuk përmirësojnë jetën e qytetarëve. Rama të nxjerrë minimumin jetik (VIDEO)

Rritjet e pensioneve/ Hoxha: Nuk përmirësojnë jetën e qytetarëve. Rama të nxjerrë minimumin jetik (VIDEO)

Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh, duke folur në edicionin e lajmeve Mcn Tv tha që përmirësimet e pensioneve që ka deklaruar kryeministri Rama nuk përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe janë në kuadrin e propagandës. Ai vuri në dukje se vendet e rajonit japin mbi 10 për qind të PBB-së për pensionet, ndërkohë që Shqipëria vetëm 7,4 për qind. Sipas Hoxhës qeveria duhet të nxjerrë minimumin jetik, që do të ndikojë mandej në rritjen e pensioneve. 

 

Nga deklarimet që ka bërë kryeministri, ai deklaroi se në 2026-ën do ketë përmirësim të të ardhurave nga pensionet, dhe këtë e ka ndarë me fasha. Është parashikuar të ketë një vazhdimësi për të përfituar pensione në një kuotë fikse, duke filluar nga janari e në vazhdim. 600 lekë në muaj për invalidët, 72 mijë lekë të vjetra në vit, ndërkohë që pensionet familjare do jenë me 700 lekë, ose 84 mijë lekë të vjetra. Pensionet urbane të plota do jenë 18 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërkohë që pensionet e tjera urbane 1 mijë lekë të rinj. 

 

Përpjekjet për ndryshimin e skemës e shoh jo vetëm me skepticizëm. Janë shumë herë më të larta pensionet e vendeve përreth se sa ne. Duhet të gjejmë shkaqet pse jemi në fund të vendeve ballkanike. Ndryshimet sipas fashave nuk zgjidhin gjë, përmirësojnë diçka, por s’i ndalin nga mjerimi. Pyetja shtrohet: Nëse me këto të ardhura që ka skema e sigurimeve shoqërore mbështet minimalisht interesat e qytetarëve ose jo. 

 

Ne jemi vendi i fundit në Ballkan, në përqindje, duke e krahasuar me PBB-në. Ne zëmë 7,4 ca për qind, ndërsa vendet e tjera në Ballkan e kanë mbi 10 për qind. Këtë duhet të bëjmë. Si do vazhdojmë për ta nxjerrë skemën e sigurimeve shoqërore nga gjendja. S’bëhet fjalë për të ndarë diçka, por për ta nxjerrë nga gjendja. Atyre që kanë pension 100 euro s’u ndryshon asgjë 600 lekë më shumë. Paga minimale në 2026 do bëhet 500 euro. 

 

Nëse nuk shoqërohet me produktivitet do kalojmë në inflacion më të rëndë dhe biznesi do ketë barrë të papërballueshme. Këto shkojnë paralelisht, si rritja e pensioneve dhe e pagave. Kjo është më tepër propagandë, për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve, hedhin ndonjë shashkë. A është në gjendje kryeministri të nxjerrë minimumin jetik? Kjo është zgjidhje”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy