Izraeli sulmon dhjetëra caqe të Hezbollahut, raportohet për 15 të vrarë

Izraeli sulmon dhjetëra caqe të Hezbollahut, raportohet për 15 të vrarë

Udhëheqësi suprem i Iranit ka thënë se vdekja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah "nuk do të kalojë pa hak", një ditë pasi ai u vra në një sulm ajror izraelit në Liban, raporton “BBC”. 

Nga ana tjetër Ushtria izraelite thotë se ata kanë identifikuar tetë lansues të projektilëve që kalonin nga Libani në Izrael, të cilat sipas saj ranë në zona të hapura.

Ushtria izraelite ka thënë se ka kryer sulme në dhjetëra caqe të Hezbollahut në Liban në orët e fundit.  

Në një postim në “Telegram” të dielën, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë se kanë shënjestruar lansuesit e projektilëve që ishin drejtuar nga Izraeli. 

Po ashtu ka thënë se ka goditur ndërtesat ku ishin “të magazinuara armët dhe strukturat ushtarake të organizatës”. 

Ushtria ka thënë se Izraeli ka shënjestruar “qindra” caqe të Hezbollahut në ditën e fundit. 

Mediumet libaneze kanë njoftuar për të paktën 15 të vdekur në sulmet e reja izraelite, gjashtë janë vrarë në jug të shtetit dhe nëntë në Luginën Bekaa. 

Ushtria e Izraelit po ashtu ka njoftuar se e ka neutralizuar një dron që ishte lansuar nga Deti i Kuq. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy