
Një ditë pas reduktimit të kapaciteteve të autobusve në kryeqytete me 50%, përfaqësues të unionit të transportit urban kanë paralajmëruar se kjo situatë do të vijojë edhe më tej në rast se kërkesat e tyre nuk gjejnë zgjidhjje. Ata kërkojnë uljen e TVSH-së nga 20 në 6%, heqjen e akcizës dhe taksës së qarkullimit për naftën e përdorur nga transporti publik.



