Këlliçi: Rama do që ta flakë të diskretituar dhe pa kosto Veliajn, politikisht i mbaruar

Këlliçi: Rama do që ta flakë të diskretituar dhe pa kosto Veliajn, politikisht i mbaruar

Anëtari i Kryesisë së PD Belind Këlliçi tha në emisionin “Zonë e Lirë” që kryebashkiaku Erion Veliaj politikisht “është i mbaruar”.

Sipas tij, Rama bën sondazhe dhe s’e ka marrë ende vendimin nëse do ta godasë Veliaj para apo pas zgjedhjeve parlamentare.

Këlliçi shprehet se strategjia e Ramës është që ta zvogëlojë Veliajn në sytë e opinionit publik, “që kur ta flakë, ta flakë pa kosto”. 

Drupal Ad

Tani SPAK-u e ka marrëdhënien me Ramën. Rama është një njeri që bën sondazhe të rregullta. Veliaj është i mbaruar. Rama ende s’ka marrë vendim ta godasë Veliaj para zgjedhje apo pas zgjedhjeve, sepse që do goditet ka mbaruar. Rama kontrollon segmente të SPAK-ut. Po flasim juridikisht sepse politikisht Veliaj ka mbaruar. Rama si njeri që bën sondazhe, ende s’e ka ndarë kur do goditet Veliaj, para apo pas zgjedhjeve. SPAK-u është vegël, merr urdhra. Rama po e tkurr, po e zvogëlon Veliajn, po e diskretiton në sytë e opinionit publik, që kur ta flakë ta flakë pa kosto, sepse makenaria financiare që Veliaj ka instaluar në bashki prodhon pushtet të jashtëzakonshëm. Sot Veliaj del politikani më i urryer i gjithë trevave shqiptare dhe mund të goditet edhe para zgjedhjeve”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy